Paga e luftës/ Tatimet thirrje qytetarëve që nuk e kanë marrë. Ç’duhet të bëjnë për ta përfituar

Shqipëria

Paga e luftës/ Tatimet thirrje qytetarëve që nuk e kanë marrë. Ç’duhet të bëjnë për ta përfituar

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 10:30
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejton një thirrje për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë përfituar të ashtuquajturën “pagë lufte”, gjatë periudhës së izolimitprej koronavirusit.

Bëhet thirrje që qytetarët të saktësojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga ndihma.

“Në vijim të komunikimit me publikun, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, i bëjmë thirrje të gjithë individëve të përfshirë në listën bashkëngjitur, të cilët për shkak të plotësimit të pasaktë të të dhënave të tyre bankare, nuk kanë marrë masën e caktuar të përfitimit, që menjëherë të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë informacionin e kërkuar të formularit të të dhënave bankare, sipas linkut KËTU.

Plotësimi sa më parë i të dhënave sipas formularit të mësipërm dhe dorëzimi i tij, do të mundësojë kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit në llogarinë e secilit individi përfitues”, njoftojnë Tatimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat