Martesë për Green-Card? Historia e tradhtisë që tronditi Florianin dhe Stejsin

Shqipëria

Martesë për Green-Card? Historia e tradhtisë që tronditi Florianin dhe Stejsin

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 15:50
Florian Sukaj dhe Stacey

Florian Sukaj, është i riu shqiptar nga Shkodra, i cili nëpërmjet një reality-show në të cilin është bërë pjesë së fundmi, u rrëfye historia e tij e dashurisë me një amerikane të quajtur Stacey. Videot e tij janë bërë virale në rrjet, teksa shumë persona ende pyesin se kush është ky personazh, që përfaqëson mashkullin shqiptar. Shumë përdorues të rrjeteve sociale hamendësuan se 29-vjeçari ishte martuar me 44-vjeçaren vetëm për Green Card-in e famshëm ashtu si shumë të tjerë...

Ajo çfarë ishte simbolike në emisionin ku ai u bë pjesë, ishte anglishtja e dobët që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe në lidhje me këtë u hamendësua shumë se ai mundi të lidhej me një të huaj e për më tepër të martohej me të. Për të gjithë ata që janë të njohur me historinë, Floriani dhe bjondja Stejsi u martuan gjatë karantinës, në muajin Prill në shtëpinë e saj në Connecticut në një ceremoni të thjeshtë civile. Ai që i kurorëzoi ishte një ish-prift gay libanezo-amerikan.

Si u njoh çifti i shumëpërfolur?

Ata u njohën onlinë në Instagram në vitin 2015. Ai i ropozi asaj brenda dy javëve që nga koha që ishin njohur ndërkohë që bënin dashuri. Sukaj ka qenë model fitness-i në të 20-tat e tij dhe kishte pamjen e një donzhuani joshës. Kjo u vu në dukje kur motra binjake e bjondes Stejsi gjeti disa foto online të shqiptarit me një modele nga Belgjika, ku kjo e fundit ishte veshur me një kostum sensual dantelle dhe Floriani pa bluzë. Kjo histori ngjalli shumë debat midis çiftit dhe familjarëve të Stejsit, por në fund ajo ia futi shqiptarit “këmbët në një këpucë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat