46-vjeçari abuzoi seksualisht me shoqen e të bijës 13-vjeçare, vajza e mitur e autorit zbuloi ngjarjen! Dyshohet për një tjetër abuzim

Shqipëria

46-vjeçari abuzoi seksualisht me shoqen e të bijës 13-vjeçare, vajza e mitur e autorit zbuloi ngjarjen! Dyshohet për një tjetër abuzim

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:22
Foto

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e Verdovës, ku një 46-vjeçar ka abuzuar seksualisht me shoqen e të bijës, 13 vjeçe. Ka qenë vajza e autorit ajo që ka kuptuar se mes shoqes së saj dhe të atit kishte nisur një marrëdhënie duke i kërkuar  asaj që të mos e vazhdonte me tej këtë marrëdhënie por pa ditur se e mitura po abuzohet.

Kërkesa e shoqes, bijë e babait dhunues ka qenë edhe hapi i parë që 13 vjeçarja të merrte guximin për të folur në lidhje me atë që po përjetonte prej mese një muaji. Pasi ka mësuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë 13 vjeçar vjeçarja e abuzuar i ka thënë se ajo duhet t’i kërkonte të atit për shkak se ai po abuzonte me të.

Në këtë situatë vajza e Blerimit i ka pohuar 13 vjeçare se asnjë  nga anëtarët e familjes nuk mund t’i fliste të atit lidhur me këtë çështje për shkak se ai ishte i dhunshëm. Në këto kushte e mitura ka vepruar vetë duke denoncuar 46 vjeçarin. Ajo ka kërkuar të takohej me operativin e zonës dhe pasi ka biseduar me të ka shkuar e shoqëruar nga e ëma në komisariat për të bërë denoncimin. Në rend kronologjik vajza ka pohuar se prej një viti shkonte në shtëpinë e Blerimit pasi ishte shoqe me vajzën e tij dhe se disa herë ai e kishte ngacmuar me fjalë deri në ditën e Bajramit kur ai ka abuzuar me të. Akti është kryer gjatë natës në ballkonin e shtëpisë për disa orë duke e dhunuar edhe fizikisht në mënyrë monstruoze vajzën.  46 vjeçari ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që ajo të mos denonconte ndërsa e përdhunonte sistematikisht gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër hetimi është shtrirë edhe me gjerë në lidhje me një tjetër të mitur pas deklarimeve të  vajzës së kur ajo shkoi në banesë, një tjetër vajzë që Blerim e zboi ka qenë aty. Kjo deklaratë është pohuar për policinë edhe nga fqinjët të cilët kanë treguar se një tjetër vajzë para 13 vjeçare qëndronte në shtëpi por pa ditur se çfarë marrëdhëniesh ka pasur autori me të. Pas denoncimit vajza iu është nënshtruar edhe ekzaminimeve gjinekologjike nga të cilat ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht si edhe është kryer testi i shtatzënisë që ka rezultuar negativ. Pas arrestimit 46 vjeçari nuk ka pranuar akuzat dhe  ka mohuar që të ketë kryer raporte intime me të miturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat