Mësuesja dhe sekretarja e një gjimnazi, rezultojnë të infektuara me koronavirus

Shqipëria

Mësuesja dhe sekretarja e një gjimnazi, rezultojnë të infektuara me koronavirus

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një mësuese dhe një sekretare e një gjimnazi në Tepelenë, kanë rezultuar të infektuara me koronavirus.

Konfirmimi për infektimin e tyre me Covid-19, u komunikua një ditë më parë, pas tamponëve të kryer ndaj tyre.

Bëhet fjalë për mësuesen dhe sekretaren e gjimnazit “Abaz Shehu”.

Aktualisht dy punonjëset e shkollës janë izoluar, ndërkohë që vijon kryerja e tamponëve për të prekur të tjerë nga virusi.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi 168 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat