Ngjela: Rama të bëjë kujdes me detin. Ndryshe do akuzohet për tradhti kombëtare

Shqipëria

Ngjela: Rama të bëjë kujdes me detin. Ndryshe do akuzohet për tradhti kombëtare

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:12
Spartak Ngjela

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Greqi, ka ngritur “kambanën e alarmit”, për çeljen e një marrëveshje përsa i takon kufijve detarë. Kjo temë u trajtua në emisionin “Top Talk”, ku i ftuar ishte avokati i njohur Spartak Ngjela.

Sipas Ngjelës, kryeministri nuk do të bëjë një marrëveshje deti me Greqinë, pasi këtë gjë ia kushtëzon vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa, përsa i takon konfliktit Turqi-Greqi, avokati theksoi se Rama të tregohet i kujdesshëm, sepse nëse gjendja agravon në dëm të Shqipërisë, ai mund të akuzohet për tradhti kombëtare.

“Përsa i përket marrëveshjes nuk bën dot marrëveshje, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Atë çfarë ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese nuk e bën dot Rama, sepse akuzohet për krim. Edhe nëse nuk e kupton vetë ka stafin që ja thotë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ka rrëzuar marrëveshjen e tyre, si skandaloze.

Ai tani vjen përball politikisht, ai nuk ka shkuar atje për marrëveshjen, por si kryetari i OSBE-së, por i nxorën edhe këtë përpara. Të shohim kur të vij në Shqipëri do ta bëjë apologjinë, do të thotë çfarë ndodhi? Të shohim. Rama duhet të ketë kujdes sepse këtu luan një interes i madh kombëtar. Në qoftë se çështje degradon në favor të Shqipërisë, mund të shkojë për tradhti kombëtare, të ketë mendjen. Pra duhet të ndjekë interesin kombëtar dhe të ketë bazament patriotik, sepse gjendja është shumë e rëndë. Çdo konflikt midis kundërshtarëve tanë është në favorin tonë”, u shpreh avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat