Hetimet/ Alibejt i ngakoheshin detyra për të eleminuar grupet rivale

Shqipëria

Hetimet/ Alibejt i ngakoheshin detyra për të eleminuar grupet rivale

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:55
Alibejt

Një ditë pas arrestimit të Erion Alibejt në Elbasan, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohet si porositës i 3 vrasjeve, zbardhen të tjera detaje. Gazetarja Dorjana Beat raporton për se ka dyshime që Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezident në Dubai (lidhje e kompanisë Bello) që trafikonin drogra të forta në Europë.

Alibejt i ngarkoheshin detyra për të eliminuar dhe dëmtuar grupet rivale që merreshin me të njëjtin aktivitet të paligjshëm.

Image

Bezat raporton për “BalkanWeb” se nga hetimet dyshohet se konkurrenca në trafikun e drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes se Emiljano Ramazanit e Regis Runajt.

Ndërsa vrasja e Bujar Çeles dyshohet se është mesazh për vellain e tij, Talo Cela i cili qëndron i fshehur. Dyshohet se i shumëkërkuari ka investuar ne industrinë e drogës duke prishur balancat. Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por nuk ka marrë përsipër të jetë porositës i këtyre vrasjeve. Por grupi hetimor ka dyshime, duke u bazuar tek provat shkencore, se Alibej fshihet pas këtyre ngjarjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat