“Sistemi shëndetësor po zhytet në kolaps”, Ish-deputeti: Ja çfarë duhet bërë urgjentisht

Shqipëria

“Sistemi shëndetësor po zhytet në kolaps”, Ish-deputeti: Ja çfarë duhet bërë urgjentisht

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:28
Shqipëri

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, thotë se situata me epideminë e koronavirusit në vend po përkeqësohet.

Ai bën përgjegjëse për situatën e krijuar qeverinë, ndërsa shton se sistemi shëndetësor “po zhytet në kolaps”.

Shehu thotë se është e domosdoshme që të sigurohet mbulimi falas i të gjithë popullsisë me vaksinën e gripit stinor, të kërkohet mbështetje nga partnerët si dhe të bisedohet për sigurimin e sasisë së plotë të vaksinës COVID për vendin kur ajo të dalë.

Postimi i plotë:

Ndersa Covid perkeqesohet, Rama sillet ndaj popullit si Maduro!

Afrimi i tetorit me keto shifra ekstreme Covid, ne kushtet e pa pregatijes perballuese parashikon per me keq kur:

—Testimi qesharak, reth 500 ne dite me nje pozitivitet te frikshem 30-35%, flet per shume me keq neser.

—Asistenca ambulatore mjekesore “alo, alo” e pa organizuar, pa protokolle mjekuese e diagnostikuese, pa rimbursim te shpenzimeve te qytetareve, ku nuk dihet as numri i te semureve, eshte nje nga shkaqet serioze perkeqesues te komplikacioneve e vdekshmerise se larte, nje premise e keqe per neser.

—Koncentrimi i gjitheckaje vetem ne dy spitale me kushte mjekuese, vecaneresht te terapive intensive larg standarteve, rendon gjendjen shendetesore.

—Mos paraqitja e asnje strategjie per kete gjendje jashte kontrollit, mungesa e pregatitjeve per arritjen e se paku ne 2500 teste PCR ne dite dhe te mijerave serologjike, me nje sistem laboratorik publik ne kolaps dhe jo publik akoma nen pasojat e atij vendimi talebanesk, nuk parashikon asgje te mire.

—Keshtu sistemi shendetesor po zhytet ne kolaps, kur dhe “gripet stinore” po afrojne per te krijuar jo vetem mbi vendosje te rrezikeshme me Covid te individet, por dhe komplikim te kuadrit klinik e epidemiologjik.

Ne keto kushte eshte e domosdoshme:

—Sigurimi brenda dy javeshit te pare te tetorit mbulimin gratis nga shtetit i te gjithe popullesise me vaksinen e “gripit stinor”, e cila po hidhet ne treg.

—Kur aktualisht ka filluar “gara” nga shtetet per sigurimin e vaksines Covid, qe sic duket nuk do te jete e larget, Qeveria jone duhet te “zgjohet” e te kontraktoje sasite e plota per vendin tone, duke mos u fshehur mbas procedurave jo eficiente per ne, sic ajo COVAX.

—Te kerkohet urgjent mbeshtetja e plote, e gjere e stabel nga partneret tane, domosdoshmeri kjo sic konkludoi e grupi italian per te perballuar me te keqen.

Por Rama as do tja dije, ai po sillet si Maduro, nqs i dyti denon te semuret si “terroriste biologjike”, Rama i le ne meshire te fatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat