Ndonëse Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë rëndë dakord për rregullat e lojës.
Çështje të cilat ende mbeten të diskutueshme janë ato për listat e kandidatëve dhe koalicionet parazgjedhore.
Të dielën në mbrëmje, Opozita e Bashkuar ka depozituar në Këshillin Politik draftin për hapjen e vërtetë 100% të listave.
Në draft kërkohet që të ruhet e drejta për të formuar koalicione parazgjedhore siç është e parashikuar aktualisht në Kodin Zgjedhor.
Ndërkohë opozita përsërit kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.
Deri tani, mazhoranca qeverisëse ka mbajtur qëndrime të kundërta për këto dy çështje që konsiderohen thelbësore për procesin e votimit.
Partia Socialiste thotë se, koalicionet nuk janë të ndaluara por do të duhet të garojnë me listë të përbashkët.
Ndërsa për listën e kandidatëve, PS ka propozuar një formulë ku renditja diktohet nga kryetari i partisë dhe për të përmbysur këtë renditje kandidatët poshtë listës fituese do të duhet të marrin aq vota sa janë të mjaftueshme për të marrë një mandat.