Zhdukja e të rinjve dhe gjetja e trupave të tyre, jepen të dhëna të reja për ngjarjen e paprecedentë

Shqipëria

Zhdukja e të rinjve dhe gjetja e trupave të tyre, jepen të dhëna të reja për ngjarjen e paprecedentë

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 00:21
Malësi e Madhe

Policia ka arritur të gjejë trupat e dy prej tre të rinjve, që ishin shpallur të zhdukur, prej datës 3 tetor, nga familjarët e tyre, në Malësinë e Madhe.

Trupi i Vilson Çutaj u bë shoshë nga plumbat, kurse Klement Pepaj u qëllua pas shpine.

Dëshmitari kryesor i vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe mbetet Olsi Çutaj, vëllai i një prej viktimave, Vilson Çutajt.

Dyshohet se Olsi ka shoqëruar me makinë Vilsonin, Klementin dhe Danielin drejt fshatit Vrith ku u ulën në një kafe.

Aty tre të rinjtë, filluan të debatonin me njëri-tjetrin e ku më pas vendosën që të largohen në drejtim të parcelave.

Olsi nuk shkoi me ta ndërkohë që në polici ai tha se nuk kishte dijeni për parcelat me kanabis.

Pas 5 ditësh të humbur, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën të vrarë me plumba në trup.

Dyshimet paraprake të hetimit janë se Danieli ka qëlluar me armë drejt Vilsonit duke e bërë shoshë. Ndërkohë dyshohet edhe se, nga frika, Danieli qëlloi dhe Klementin pas shpine pasi tentoi të ikë.

Në rrugë operative është njoftuar se ata e kanë nisur konfliktin për kanabis, një borxh që Danieli i kishte Vilsonit. Parcelat e tyre kanë qenë afër, ata kultivonin. Duke hyrë në procesin e korrjes, Vilsoni pretendonte që i ishte vjedhur një sasi prej 50 kg droge. Danieli i premtoi se do ja kthente në natyrë, pra një sasi rrënjësh. Vilsoni ushtronte presion të madh mbi Danielin. Dëshmitari kryesor është Olsi Çutaj. Ai e dërgoi Danielin dhe 2 viktimat në Vrith ku pinë kafe. Aty u konfliktuan pa armë. Më tej të 3 të rinjtë u nisën në këmbë për në fshatin Vrith. Atje ndodhi ngjarja dhe mbetet mister. Armën ose e kishte fshehur tek parcela, ose vetë Danieli e ka pasur të fshehur në trup. Arma nuk është gjetur" – shprehet gazetari i Report Tv.

Pranë trupave të pajetë të dy të rinjve u gjetën 30 rrënjë kanabisi. Në vendngjarje u gjetën edhe gëzhoja të armës tip kallashnikov.

Dyshimet janë se shkaku i ngjarjes është një parcelë më kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klementit. Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës.

Për hakmarrje, i riu që duhet t’i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur, duke i ka vrarë ata. Megjithatë për hetuesit ka ende punë që ngjarja të zbardhet ndërkohe që Daniel Pepaj është shpallur në kërkim.

Klement Pepaj, Daniel Pepaj dhe Vilson Çutaj, të tre kushërinj, ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

Disa ditë më parë, babai i Klement Pepajt, njërit prej të zhdukurve, tha se djali nuk i kishte treguar për ndonjë konflikt, por ngriti dyshimin se nga zona që janë parë për herë të fundit të rinjtë, janë dëgjuar krisma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat