Plani me 5 pika, Basha i jep afat Ramës 2 javë ndryshe…

Shqipëria

Plani me 5 pika, Basha i jep afat Ramës 2 javë ndryshe…

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:20
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon Ramën se po vijon të vjedhë me një grusht oligarkësh paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe i jep afat 2 javë për ta vënë në zbatim planin.

Lulzim Basha: “Nuk pret koha deri më 25 prill. Nëse këto dy javë i jam drejtuar me civilitet sot i theëm se mos zbatimi i planit me 5 pika që është përgjigjja e duhur në kushtet aktuale të Shqipërisë e ngarkon Edi Ramën dhe ministrat e tij me përgjegjësi penale. Çdo dëm, nesër nuk do të jetë vetëm  një problem I madh për qytetarët dhe përgjegjësi politike por do të ndiqet dhe si përgjegjësi penale.”

Basha i bën thirrje çdo qytetari të ngrihet të kërkojë të drejtën e tij.

Lulzim Basha: Të vazhdosh ti vjedhësh me një grusht oligarkësh nuk është thjesht keqmenaxhim e keqqeverisje por krim i rëndë që duhet ndëshkuar dhe sot zotohem që do të bëj gjithcka për ta ndëshkuar. Por i bëj thirrje dhe një herë t’i vërë gishtin kokës dhe ti lërë llafet dhe të ndalë pagesat korruptive nga thesari i shtetit dhe t’i cojë urgjentisht tek nejrëzit në nevojë.

Shteti i ka mundësitë dhe Shqipëria i ka mundësitë ta përballojë me seriozitet këtë krizë.

Shqipëria nuk është vend i varfër, por i vjedhur dhe i keqqeverisur.
I bëj thirrje çdo qytetari të ngrihet të kërkojë të drejtën e tij. Nuk është lëmoshë 160 mijë lekëshi për të papunët, është detyrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat