Maska me detyrim në rrugë/ Nard Ndoka kritikon Ramën: Vendim provokativ e terrorizues

Shqipëria

Maska me detyrim në rrugë/ Nard Ndoka kritikon Ramën: Vendim provokativ e terrorizues

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 14:26
Nard Ndoka në "Shqipëria Live"

Ish-deputeti Nard Ndoka e ka konsideruar provokativ e terrorizues vendimin e kryeministri Edi Rama për mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”.

Sipas tij, maska duhet të jetë e detyruar për personat mbi moshën 60 vjeç.

“Kryeministri e bën në mënyrë të qëllimshme. Ishte një batutë meqë ishte dita e shëndetit mendor. Ai pati mjaft probleme në shëndetin mendor tek qytetarëve. Është e pafalshme, duhet të hiqet nga ekranet, që po ky ka thënë që mos i vendosni maskat. Ai duhet të kërkonte falje. të zhduket nga ekrani fare. Kemi një komitet anti ligjor. vendimi është provokativ, kam dy arsye për ta zbatuar ligjin në radhë të parë si ish-ministër shëndetësie dhe së dyti si ish-deputet. Maska është burim infeksioni. Ai duhet që t’i jepte moshave mbi 60 vjeç. Është një vendim terrorizues, me tendencë politike”, tha Ndoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat