Atentati ndaj shefit të policisë, bashkia Malësi e Madhe “hesht” në pritje të hetimeve

Shqipëria

Atentati ndaj shefit të policisë, bashkia Malësi e Madhe “hesht” në pritje të hetimeve

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 20:08
Foto

Bashkia e Malësisë së Madhe ende nuk ka një reagim për atentatin me armë zjarri që i bënë shefit të Policisë Bashkiake. E vetmja zyrtare që pranoi të komentojë ngjarjen ishte nënprefektja e cila tha se administrate vendore, jo vetëm që nuk duhet të trembet, por duhet të jetë më dinamikë në zbatimin e detyrave.

Një ditë pas atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj, në institucionin e Bashkisë së Malësisë së Madhe kishte heshtje.

Drejtues kishin udhëtuar drejt Tiranës për tu interesuar për gjendjen shëndetësore të zyrtarit, ndërsa të tjerët e shmangën reagimin!

Nënprefektja Taze Lohja shprehet se u ndje e befasuar kur dëgjoi për ngjarjen, pasi Hasanajn e njeh si modelin e zyrtarit që ka zbatuar ligjin.

Taze Lohja: Ai është një figurë shumë pozitive.

E vlerëson angazhimin e  shërbimeve të policisë për ndriçimin e kësaj ngjarje dhe thekson se opinioni pret drejtësi nga prokuroria dhe gjykata.

Taze Lohja: Duhet t’ia lëmë policisë së shteti dhe prokurorisë. Kam besim se shumë shpejt do të zbardhet kjo ngjarje.

Pavarësisht kësaj ngjarje,Ajo pret që administrata vendore jo vetëm nuk duhet të frikësohet, por të jetë akoma më dinamike për përgjegjësitë që ka ndaj komunitetit.

Taze Lohja: Unë them se është një shembull që të punojnë më shumë në çdo drejtim.

Sulmi me armë ndaj familjes Hasani, u mbyll me dy të plagosur dhe me shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat