Atentati ndaj shefit të policisë, babai i autorit: Do jem polic në kapjen e tij, duhet të përballet me drejtësinë

Shqipëria

Atentati ndaj shefit të policisë, babai i autorit: Do jem polic në kapjen e tij, duhet të përballet me drejtësinë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Pas apelit në rrjetet sociale, babai i Ilirjan Hasanajt i ka bërë thirrje 19 vjeçarit që të vetëdorëzohet një orë e më parë në polici, në mënyrë që të zbardhet plotësisht atentati ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Atentati ndaj shefit të policisë, thirrja e babait për autorin: Baba të ka shpirt, dorëzohu

Përballë medias, babai i 19 vjeçarit tha se i lutet të birit me mish e shpirt por edhe miqve apo personave që mund të dinë se ku ndodhet i riu. Hasanaj u shpreh se edhe ai do të bëhet polic në gjetjen dhe kapjen e të birit. (Hasanaj me profesion ka qene oficer policie).

 “I bëj thirrje djalit tem, publikisht, që një orë e më parë, një minute e më parë, në komisariatin, në drejtorinë më të afërt të Policisë së Shtetit, te polici i rrugës, të bëjë dorëzimin, të dorëzohet.

Unë si prind do ta mbështes, do ta mbaj afër fëmijën tim, pavarësisht fatkeqësisë që më ka ndodh.

I lutem me mish e me shpirt, gjithkujt që e njeh, gjithkujt që e afron, miq ose armiq që ishalla nuk kemi, nëse e dikton djalin tim, të më komunikojë. Më bën ndihmë, më bën nder

Unë nuk kam dijeni për ngjarjen. Dy ditë para saj fola me djalin, kam pas marrëdhënie të mira, kam fol përditë me të, e kam pas pranë, më ka dëgju. Nuk e imagjinoj që ka ndodh kjo punë”-tha babai i të dyshuarit kryesor për atentatin ndaj shefit të policisë bashkiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat