‘Je gënjeshtar’/ Balla i përgjigjet Bashës: Taksa e biznesit të vogël është zero

Shqipëria

‘Je gënjeshtar’/ Balla i përgjigjet Bashës: Taksa e biznesit të vogël është zero

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 10:53
Taulant Balla dhe Lulzim Basha

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklararës së Lulzim Bashës, i cili tha se qeveria nuk i ka zeruar taksat për biznesin e vogël.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Balla deklaron se Basha gënjen kur thotë që taksa për boznesin e vogël nuk është zeruar dhe i kujton Bashës një video, në të cilën shfaqet pronar i një biznesi të vogël në krahë të Lulzim Bashës, i cili e thotë me gojën e tij se nuk paguan taksa, pasi qeveria i ka zeruar ato.

Sipas Ballës, taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS

Postimi i plotë:

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Edhe kur gënjeshtari përsëritës bën laps(use), janë qytetarët ata që gjykojnë, kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen.

Taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS.

Por siç thoshte Jozefina me të drejtë, Lulezimi gënjen edhe kur e pyet sa është ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat