Avioni me pasagjerë pëson defekt në Rinas, udhëtarët të bllokuar në bord për disa orë

Shqipëria

Avioni me pasagjerë pëson defekt në Rinas, udhëtarët të bllokuar në bord për disa orë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:50
Foto Ilustrim

180 pasagjerë të cilët presin të fluturojnë drejt Italisë kanë mbetur të bllokuar në Rinas.

Avioni Rinas-Venecia ka pësuar avari dhe prej afro tre-katër orësh 180 pasagjerët mbetën të bllokuar brenda në avion.

Ata shprehen se nuk i lejojnë të zbresin dhe nga ana tjetër nuk i informojnë se përse nuk po nisen për fluturim.

Të irrituar ata pohojjnë se avioni edhe në këto momente nuk është rregulluar akoma, ndërsa shtojnë se edhe sikur të rregullohet ata kanë frikë të nisen se mos pëson defekt sërish rrugës.

Ata thonë se agjencitë thonë se po zbritet nga avioni nuk u rimbursojnë biletat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat