Tabaku: Shkova për xhirime te inceneratori dhe 5 makina mafioze më vinin rrotull

Shqipëria

Tabaku: Shkova për xhirime te inceneratori dhe 5 makina mafioze më vinin rrotull

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:56
Jorida Tababku

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka bërë një deklaratë live në emisionin ‘Open’ në Top Channel teksa fliste për inceneratorin e Elbasanit.

Ajo ka thënë se teksa xhironte, 5 makina sipas saj me stil mafioz i vinin rrotull, dhe ajo është ndjerë e frikësuar.

Pjesë nga debati në studio:

Vasili: Kush janë përfituesit e kontratave, me buxhet 100 mijë lekësh kanë fituar miliona euro?

Koka: Znj.Tabaku erdhi për drekë në Durrës, ndaloi para kontenierëve në Durrës, dhe lideri i PD thotë që Koka ka marrë kontenierët në Durrës. Më fal Berisha e tha.

Tabaku: Shkova te inceneratori për të bërë një deklaratë dhe aty erdhën 5 makina në stil mafioz dhe vinin rreth mjeke ndërkohë që unë xhiroja. Kush është kompania prestigjose e Elbasanit?

Koka: Po duhet të shkoni atje dhe ta shihni…mos përto dhe shko në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat