Liroi nga burgimi i përjetshëm Gjenerarin/ KLGJ shtyn vendimin për gjyqtarin Markeljan Kuqo

Shqipëria

Liroi nga burgimi i përjetshëm Gjenerarin/ KLGJ shtyn vendimin për gjyqtarin Markeljan Kuqo

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:05
Ilustrim

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka shtyrë për në datën 5 nëntor në orën 12:00 vendimi për Markeljan Kuqon, gjyqtari i Apelit të Korçës.

Ka qënë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, institucioni që i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit Markeljan Kuqo.

Kjo pasi gjyqtari i rrethit të Korçës në fillim të shkurtit të 2019-s ka urdhëruar lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari i gjetur fajtor në një vrasje të kryer në vitin 1997 në Itali.

Nga hetimi i kryer nga ILD-ja rezulton se Kuqo ka kryer veprime e mosveprime me dashje, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhë të vazhdueshme.  Ndërkohë vetë Kuqo ka deklaruar se ka zbatuar ligjin për këtë çështje. Sakaq, javën e kaluar ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili inkurajoi ILD-në për kërkesën për shkarkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat