Shtyhet për të disatën herë seanca ndaj 3 gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e akuzave, ndërsa gjykata i kërkoi të kryejë veprime të tjera hetimore dhe verifikimin pasuror të tre gjyqtarëve.
Pikerisht per mos plotesimin e kesaj kerkese seanca u shty serish, gje qe zvarritet prej muajit mars të këtij viti. Parditen e së mërkuruës në Gjykatën Kundërk Krimit dhe Korrupsionit u paraqit Petrit Aliaj i shkarkuar nga vetingu dhe Skender Damini, gjyqtarit të cilit iu gjeten 17 mije euro ne banese.
Ndërkohë që nuk u paraqit gjyqtari tjetër Aleks Nikolli gjithashtu i shkarkuar nga vetingu.