Të burgosurit në grevë, Maliqi: Kontratë korruptive, një restorant palë e tretë në marrëveshje

Shqipëria

Të burgosurit në grevë, Maliqi: Kontratë korruptive, një restorant palë e tretë në marrëveshje

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:35
Lefter Maliqi

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi gjatë interpelancës për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur për tenderat në burgjet e vendit.

Lefteri ka akuzuar se tenderat po shpërndahen brenda familjeve, teksa ka përmendur shumat e majme që janë dhënë për tenderat në burgje.

Maliqi: Greva e urisë kishin kërkesa për ushqimin dhe për drejtorin, madje edhe 313 kishte probleme. Për tenderat janë bërë nipa dhe daja, që sipas akuzave të mia vunë këshilltar pranë kryeministrit, Sekretarin e Përgjithshëm të ministrit të Brendshëm.

Tender 347 milion emergjent për bukën për të burgosurit, e njëjta firmë fiton tender për 260 milion për djathtë e qumësht. Një firmë që u dënua më 2 vite burg  në burg, pastaj me shërbim prove me vendim gjykate, ku u futën në burg ish-drejtori i përgjithshëm dhe nëndrejtori i burgjeve. Kjo firmë ia kalon djalit të tij këtë tender.

Tjetër tender 600 e ca milion lekë për ilaçe, për nevoja emergjente nga një firmë me një prokurim skandaloz, ku kishte vendosur dhe një restorant “Vila 7” si firmë të tretë në tender.

Kjo firmë çfarë nuk ka marrë, ka marrë 3.5 milionë tani për pandeminë për maska dhe masa mbrojtëse në administrata.

Tenderi i vezëve nga 14 lekë me çmim shumice në 21 lekë, pa llogaritur kontratat mafioze, lokalet nëpër burgje që çmimet janë dyfshi për të burgosurit, telefonitë fikse. Pa llogaritur skandalet në burgje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat