Futi telefonin në qeli por u kap nga kontrolli rutinë! ‘Gaxhait’ të Vlorës i shtohet një dënim me 1 vit burg

Shqipëria

Futi telefonin në qeli por u kap nga kontrolli rutinë! ‘Gaxhait’ të Vlorës i shtohet një dënim me 1 vit burg

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 08:49
Gazmend Barka

Gazmend Barka do të vuajë një vit më shumë në qeli. I dënuar me burg përjetë, gjithshtu i njohur si “Gaxhai” është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me një vit heqje lirie pasi u kap me telefon brenda qelisë. Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se vendimi është dhënë një javë më parë nga gjyqtari Tomor Kullolli, edhe pse dënimi u konsiderua shumë i ulët nga Prokuroria e qyteit.

Prokuroria kërkoi 5 vite pretencë për Gazmend Brakën, me pretendimin se ky i fundit ishte përsëritës i veprës penale. Madje herë të tjera ka bashkëpunuar për të future telefona në burg.

Gazmend Brakaj, ka dy dënime me burg të përjetshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës dhe për ekzekutimin e gjashtë personave të tjerë. Bëhet fjalë për efektivin Viron Rrapaj dhe personat e tjerë të identifikuar si: Sadik Kurti, Bashkim Dule, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka Zini Haruni dhe Robert Myftari. Këto dy dënime, Brakaj i bashkoi në një të vetëm dhe u dënua përjetë me vendimin e dhënë përfundimisht, në vitin 2018.

Gazmend Braka bashkë me një grup shokësh krijoi një bandë e cila në historinë e krimit shqiptar, njihet si banda e “Gaxhait”. Kjo bandë pati një strukturë të organizuar ku mbronte edhe me para banorët e fshatit Cerkovinë, dhe në këtë zonë, banda e Gaxhait nuk kryente asnjëherë ngjarje kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat