Qyteti i naftës i braktisur, në lagjen “Gllavanicë” të Ballshit asnjë investim prej 30 vitesh nga Bashkia

Shqipëria

Qyteti i naftës i braktisur, në lagjen “Gllavanicë” të Ballshit asnjë investim prej 30 vitesh nga Bashkia

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:14
Ballsh

Duhet të ishte një nga qytetet mnë të zhvilluyara pasi këtu ekziston dhe uzina më e madhe në vend që kryen përpunimin e thellë të naftës por në Ballsh ka mungesa të theksuara investimesh.

Ora NeWs ishte në lagjen “Gllavanicë” ku Bashkia e qytetit ka mbi 30 vite pa investuar.

Gjendja e rrugës kryesore të lagjes nuk ka nevojë për koment. Aty sipas banorëve nuk është vënë dorë asnjë herë.

“Nuk është vënë dorë që nga vitet ’90.”

Brenda lagjes, nuk flitet më për infrastrukturë.

“Mungon infrastruktura kryesisht, një copë rrugë.”

Ndriçim e kontejnerë për mbetjet as që diskutohen.

“Paguajmë taksat dhe këtu nuk gjen një qese jo kosh plehrash që nuk bëhet fjalë.”

Përroi është një tjetër kërcënim për zonën. Disa herë e ka përmbytur zonën e banuar, duke lënë pas dëme të konsiderueshme.

Banorët thonë se dëmshpërblimet nuk i morën kurrë, ndërsa rreziku i përmbytjeve mbetet pasi asnjë masë nuk është marrë.

“Kanë marrë lekë ata që nuk janë përmbytur, ne as sot si kemi marrë.”

Gllavanica, konsiderohet si aneksi i Ballshit, por banorët denoncojnë se zona është lënë në harresë nga Bashkia dhe qeveria të cilët një pjesë e pranojnë se i kanë votuar, por janë zhgënjyer.

“Asnjë nga qeveritë tona dhe bashkia nuk na përfill fare”.

Nëntoka e Ballshit i jep miliona e miliona të ardhura ekonomisë kombëtare, ndërsa vetë qyteti i naftëtarëve është braktisur e lënë në harresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat