Balla tregon se pse nuk mund ta presin Venecian

Shqipëria

Balla tregon se pse nuk mund ta presin Venecian

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:30
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se Venecia refuzoi procedurën urgjente të kërkuar nga Meta për ndryshimet në kod ndaj edhe mazhoranca do ta votojë në Kuvend.

Sipas Ballës nuk mund të humbet asnjë minutë kohë dhe nëse opinioni i Venecias vjen në javën e parë të dhjetorit mund të  shihet mundësia për të implementuar sugjerimet e tij.

Balla: Ajo që në darkë kemi komunikuar nga letra është ajo që thashë dje në drekë. Ne do ta dëgjojmë pa dyshim, gjithmonë e kemi dëgjuar, por Venecia ka refuzuar kërkesën e presidentit për një procedurë urgjente, e ka futur në seancë normale. Kemi pasur një rast të kuvendit që ka pranuar. Kjo është domethënëse. Mbetemi të hapur por duke përllogaritur se çdo ditë që kalon është një kohë e humbur, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi. Presidenti mori më shumë se një muaj me pa të drejtë. Kodi është një ligj zgjedhor model, i marrë fjalë për fjalë nga vende anëtare të BE. Sapo Venecia të ketë miratuar një opinon, në rast se ne do të votonim dekretin e presidentit Meta pro do të bëhet e pamundur. Kodi do të hyjë në fuqi dhe më pas kemi mundësi që përgjatë një procesi të adresohet edhe opinioni Venecias përtej 25 prillit. Shqipëria i duhet kodi zgjedhor në fuqi në mënyrë që institucionet përgjegjëse të bëjnë përgatitjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat