Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit/ Balla:Humanizmi i shqiptarëve lufton synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit

Shqipëria

Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit/ Balla:Humanizmi i shqiptarëve lufton synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:19
Taulant Balla

Ka nisur Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit i propozuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në fjalën e tij, Balla i ka bërë thirrje të gjithë parlamenteve që nuk e kanë marrë një hap të tillë, ta ndërmarrin dhe ta luftojnë sëbashku antisemitizmin.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë ta ndërmarrin dhe të luftojmë kundër antisemitizmit”, tha ndër të tjera Balla.

Po ashtu Balla theksoi se “Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmuar një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar.

Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat