Përkeqësohet gjendja e dy grave naftëtare: Po na bëjnë presion me sms anonime të mbyllim grevën

Shqipëria

Përkeqësohet gjendja e dy grave naftëtare: Po na bëjnë presion me sms anonime të mbyllim grevën

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 10:44
Përkeqësohet gjendja e dy grave naftëtare: Po na bëjnë presion me sms anonime të mbyllim grevën

Dita e 21 e grevës së urisë dhe grtaë naftëtare nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, përkundrazi po ju bëhen presione me sms anonime të ndërpresin grevë. Ndërkohë që qeveria hesht, dy prej grave naftëtare të Ballshit janë dërguar në spital me probleme shëndetësore

Pavarësisht se gjendja e tyre përkeqësohet, ato shprehen të vendosura se nuk do të dalin nga greva derisa të marrin pagat e prapambetura.

Naftëtaret shprehen se nuk kanë besim te qeveria, ndërsa kërcënojnë edhe me vetëflijim.

“Nuk dalim nga greva pa marrë rrogat e prapambetura. Mos të na bëjnë presion që të lëmë grevën. Do të bëjmë ndenjë vetëflijim që të mbetet në histori. Ne duam pagat tona dhe jo lëmosha. Qeveria hesht sepse nuk do që të zgjidhë çështjen tonë”, janë shprehur gratë greviste.

Ndërkohë, njëra nga naftëtaret e dërguara në spital është me protezë në këmbë. Tjetra e sëmurë nga gjëndrat tiroide. Pasi të marrin mjekim do kthehen prapë në grevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat