Analisti nga Kosova replikon me Bushatin: Aktakuzat politike, po të rendis fakte…

Shqipëria

Analisti nga Kosova replikon me Bushatin: Aktakuzat politike, po të rendis fakte…

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 22:15
Emisioni

Në studion e emisionit “Open” po diskutohet për daljen para Dhomave të Specializuara të Hagës, të eksponentëve më të lartë të UÇK-së.

Analisti Isamil Tasholli, theksoi se aktakuza është politike, e iniciuar sipas tij nga Serbia dhe Rusia. Ndërsa, Bushati tha se nuk ka ndikim serb apo rus, por e gjitha sipas tij është një aktakuzë që duhet gjykuar.

Ismail Tasholli: E para Dik Marti nuk është konspiracion, është fakt. Dick Marty është pikënisja. Nëse është drejtësi që funksionon me të drejta universale. Është një gjyq paksa politik, ju e keni provuar në lëkurën tuaj.
Andi Bushati: BE mbani mend edhe kur u arrestua për arsye krejt të tjera shefi i FMN-së u bë kjo diskutim.
Ismail Tasholli: Kjo është çështje tjetër. Kjo që pamë sot, fillon me shtëpinë e verdhë dhe përfundon me një president të lidhur. Jakup Krasniqi ka qenë një arsimtar dhe ka vuajtur burg. Po të them që në vitin 1981 ai del para gjyqit atje, ndërsa sot në vitin 2020 po të njëjtat. Ju nuk e dini gjuhën serbe dhe nuk e dini si janë hartuar ato akuza. Ata janë grumbulluar për 20 vite. Edhe përmjet gjuhës si fakt e shikon që është gjuhë e dyzuar. Jakup Krasniqin nuk ka bërë asnjë krim ndaj Serbisë. Të trajtohet një njeri si ai kriminel, që nuk ka kapur kurrë armë me dorë, kjo është absurde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat