Emri/ Humb jetë një minator në Bulqizë

Shqipëria

Emri/ Humb jetë një minator në Bulqizë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:31
Ilustrim

Ndërron jetë një tjetër minator në Bulqizë. Mësohet se minatori Ilir Turja ka humbur jetën në minierën e Krastës, këtë pasdite.

Një masiv shkëmbor e ka zënë minatorin poshtë, ndërsa ishte duke punuar. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Bulqizës.

Kujtojmë se pak javë më parë humbën jetën tre persona në minierat e Bulqizës, inxhinieri dhe dy minatorët.

Mat/ informacion paraprak

Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë , i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat