Shqipëria nën masa shtrënguese prej Covid: Kufizohen dasmat e varrimet, ndalohen grumbullimet

Shqipëria

Shqipëria nën masa shtrënguese prej Covid: Kufizohen dasmat e varrimet, ndalohen grumbullimet

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 18:04
Albana Fico

Komiteti Tekni i Ekspertëve për menaxhimin e Covid, ka vendosur masa të reja shtrënguese në Shqipëri, teksa numri i infektimeve ditore tashmë i ka kaluar 600 persona.

Përfaqësuesja e komitetit Albana Fico (drejtoresha e ISHP), u shpreh se do të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura apo të mbyllura, mbledhjet politike, konferencat, tubimet, ceremonitë e martesore si dhe ato mortore. (me përjashtim të familjarëve të afërt).

Fico: Komiteti teknik i Ekspertëve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Ne mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetareve ndaj masave te ndërmarra dhe kemi vendosur: Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Fico foli po ashtu për shkollat, duke thënë se deri më sot ato nuk janë kthyer në një vatër infeksioni të Covid, kësisoj nuk është marrë një vendim për t’i mbyllur ato.

Fico: Sa i përket shkollave që kanë klasa me më shumë se 10 fëmijë, do doja t’ju thoja që në vlerësimin që kemi bërë në shkolla kemi vlerësuar që nga hapja e shkollës sepse shëndeti mendor, shkollimi, karakteristikat epidemiologjike të grumbullimeve na e kanë lejuar këtë gjë. Kemi grupim të veçantë dhe e raportojmë si të tillë, nëse numrat do të ndryshojnë ne do të marrim vendimin e duhur në kohën e duhur

E pyetur në lidhje me transporin urban, (në autobusë qëndrojnë mëse 10 persona) Fico nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

Fico: Ne punojmë nga afër me autoritet lokale që të mundësojmë këto problematika që derivojnë nga shëndeti, kështu që jam e sigurt që të respektohet një vendim që vendoset në krye të herës për shëndet”, tha Fico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat