Yuri Kim uron Kodhelin: E para shqiptare që mban këtë post në NATO

Shqipëria

Yuri Kim uron Kodhelin: E para shqiptare që mban këtë post në NATO

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:06
Mimi Kodheli, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka uruar deputeten socialiste Mimi Kodheli për zgjedhjen si  zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Me anë të një postimi në twitter, Kim shkruan se Kodheli është shqiptarja e parë që që mban këtë post të rëndësishëm.

“Ne mezi presim ta shohim atë duke punuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerry Connolly për të forcuar NATO-n” shkruan Kim.

Deputetja Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme u zgjodh dje zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Mimi Kodheli, njëherazi Kryetare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATOS, është zgjedhur, në unanimitet, Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare e zgjedhur në këtë post.

Mimi Kodheli është Doktore e Shkencave Ekono­mike prej vitit 2007 dhe Master në Administrim Biznesi nga Universiteti  Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e Tiranës në vitin 2000.  

Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1986.

Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u emërua Zëvëndëskryetare e Bashkisë së Tiranës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat