Pastrimi i parave në pandemi/ 209 raste prokurori për llogari bankare anonime e përvetësim parash nga krimi

Shqipëria

Pastrimi i parave në pandemi/ 209 raste prokurori për llogari bankare anonime e përvetësim parash nga krimi

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:09
Ilustrim

Mbi 200 denoncime për pastrim parash kanë shkuar në Prokurori nga policia përgjatë këtij viti. Rastet kanë të bëjnë me hapje llogarie fiktive apo për përvetësim të vlerave monetare të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Pastrimi i parave vijon të jetë një nga sfidat më të mëdha që përballet policia e shtetit, ndaj përgjatë vitit 2020 janë referuar në prokurori më shumë se 200 raste për këtë vepër penale.

Rastet e referuara në prokurori kanë të bëjnë me hetimin e pastrimit të parave, me hapjen e llogarive bankare fiktive apo për përvetësim të vlerave monetare të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Burimet bëjnë me dije se nga 209 raste në total të referuara nga uniformat blu në organin e akuzës, 198 lidhen drejtpërdrejt me pastrimin e parave nga persona që i kanë krijuar nga aktiviteti kriminal.

4 dosje të tjera janë dërguar në organin e hetimit për dyshime për hapje të llogarive bankare anonime ose me emra fiktivë me qëllim futjen në treg të parave të krijuara nga aktivitet kriminal.

Ndërsa 7 raste të tjera janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme në dyshimin e përvetësimit të vlerave monetare të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Këto shifra tregojnë se kjo vepër penale është pothuajse e njëjtë me vitin e shkuar pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia apo paralajmërimit të drejtorisë së pastrimit të parave të dhënë në muajin maj ku kërkonte kujdes nga institucionet ndaj grupeve kriminale.

Krahasuar me vitin e shkuar, deri në këtë periudhë të vitit kemi 27 raste më pak pasi në 2019 u referuan në prokurori 236 raste të pastrimit të parave.

Në këtë kuadër 24 prej procedimeve janë dërguar për gjykim me 47 persona të pandehur.

Rastet e pastrimit të parave

209 raste të regjistruara gjatë 2020

7 raste përvetësim vlerave monetare

198 raste nga aktiviteti kriminal

4 raste hapje llogari anonime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat