Nard Ndoka “kërcënon” Bashën: Do bëhem unë kryeministër, po mora më shumë vota

Shqipëria

Nard Ndoka “kërcënon” Bashën: Do bëhem unë kryeministër, po mora më shumë vota

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:27
Nard Ndoka

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku është shprehur se është i hapur për të marrë çdo post politik që i ofrohet nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Me batutë, Ndoka u shpreh se edhe nëse merr më shumë vota se Lulzim Basha do të ishte i gatshëm që të merrte postin e kryeministrit.

“Unë jap kontribut edhe pa qenë fare në listë. Ne kemi kryeministrin Rama që duhet të largohet sa më parë, renditja jonë nuk ka rëndësi.

Basha ka treguar një lloj përgjegjshëmrie për vendin. Lënia e mandateve ka qenë më i duhuri. Nuk pati asnjë lloj pasoje. Ne përfaqësojmë qytetarët tanë.

Ne kemi përfaqësuar zërin e tyre, opozita ka funksionuar si institucion.

Unë kam një dëshirë të madhe për të dhënë një kontribut. Kjo është dëshira ime më e madhe.

Unë nuk e refuzoj asnjë post politik. Edhe nëse marr më shumë vota se Lulzim Basha unë do bëhem kryeministër” , tha Ndoka.

Dhe kreu demokristian nuk ben fjale qe PD te marre vota me shume se PD, por me kete Kod Zgjedhor ku listat jane te hapura, nese ai si kandidat merr vota me shume se kandidati Lulzim Basha, atehere do te pretendoje te marre drejtimin e qeverise!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat