Transportonte lëndë drusore, arrestohet një person në Pogradec

Shqipëria

Transportonte lëndë drusore, arrestohet një person në Pogradec

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:33
Mësohet se ndalimi i drejtuesit 38 vjeçar të mjetit u bë në fshatin Golik të Pogradecit.

Një person është arresttuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Mësohet se ndalimi i drejtuesit 38 vjeçar të mjetit u bë në fshatin Golik të Pogradecit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë ndaluar për verifikim mjetin tip furgon të markës “Benz”, me drejtues shtetasin M. Z., 38 vjeç, banues në fshatin  Stavraj, Prrenjas, të ngarkuar me 4 m sterrë lëndë drusore të llojit ah, sasi për të cilën ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës”, njofton Policia.

Gjithashtu gjatë kontrollit, 38-vjeçari rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti furgon dhe sasia e lëndës drusore.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prerja e paligjshme e druve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat