Ngjarje e rëndë: Këta janë dy vëllezërit shqiptarë që u vranë në Maliq

Shqipëria

Ngjarje e rëndë: Këta janë dy vëllezërit shqiptarë që u vranë në Maliq

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:42
Andrea Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq. Gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Policia e Korçës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se rreth mesditës, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve.

Report Tv mëson se bëhet fjalë për Andrea Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç, banues në Pogradec.

Policia thotë se dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit pasi ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

“Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje. Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat