Reagon Vetëvendosje në Shqipëri: Të arrestohet Ardi Veliu

Shqipëria

Reagon Vetëvendosje në Shqipëri: Të arrestohet Ardi Veliu

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 23:32
Pamje nga protesta

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri po thotë se duhet të arrestohet drejtori i Policisë, Ardi Veliu.

"Tre ditë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, rasti vazhdon të mbetet i pazbardhur.

Dorëheqja e sotme e ministrit Sandër Lleshaj, pas protestave të shumta, nuk mjafton.

Për publikun e gjerë është bërë e qartë se Policia e Shtetit, me deklaratat e saj kundërthënëse, ka tentuar ta mbulojë krimin dhe të manipulojë opinionin publik. Këto akte përbëjnë krim institucional të Policisë. I dyshuari kryesor për këtë krim institucional është kryepolici Ardi Veliu.", thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat