Arratiset nga komisariati i Policisë i riu, për çfarë akuzohet?

Shqipëria

Arratiset nga komisariati i Policisë i riu, për çfarë akuzohet?

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një person është arratisur nga komisariati i Policisë numër 1 në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Rigers Lala, i arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 30-vjeçari Lala u arrestua vetëm dy ditë më parë në zonën e Alidemit në Tiranë.

Teksa ishte duke qarkulluar me armë në makinën e tij. I riu bëri rezistencë ndaj Policisë dhe tentoi që tia mbathte, por më pas u arrit që të kapej nga "Shigjetat".

Tashmë ai ka mundur që të largohet nga komisariati numër 1 në rrethana që ende nuk dihen.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat