Erdogan- Edi Rama, marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen

Shqipëria

Erdogan- Edi Rama, marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:08
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan i ka rezervuar një pritje madhështore kryeministrit Edi Rama.

“Ceremonia e pritjes zyrtare për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama”, shkroi në Tëitter Erdogan, duke e shoqëruar edhe me një video pritjen.

Makinën ku ndodhej Rama e shoqëronin me dhjetëra kalorës, para se ajo t’i drejtohej pallatit Presidencial, ku edhe u zhvillua takimi me Erdogan.

Rama ka nisur sot një vizitë dy-ditore në Turqi.

Pritja e ngrohtë që i rezervoi Erdogan shihet edhe si një provë e marrëdhënive të mira mes dy udhëheqësve, në një kohë kur tensionet me Greqinë janë shtuar kohët e fundit për çështjen e detit.

Gjatë vizitës, me ftesë të Erdogan, do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për të përmirësuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e mirëpriti Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Beştepe.

Pas ceremonisë, filloi mes tyre një takim privat.

Sipas mediave turke, gjatë bisedimeve, marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen. Mund të merren hapa për t’u adresuar mbi zhvillimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjithashtu, do të ketë një shkëmbim idesh në lidhje me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Pas takimeve, Presidenti Erdogan dhe Kryeministri shqiptar Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat