Protestë për tokën e spitalit turk/ Pronarët në Fier: Çmimi shumë i ulët. Rama ju bën ofertë

Shqipëria

Protestë për tokën e spitalit turk/ Pronarët në Fier: Çmimi shumë i ulët. Rama ju bën ofertë

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:27
Edi Rama

Tokat e banorëve të fshatit Daullas u zgjodhën nga kryeministri Rama si vendi ku duhet të ndërtohet spitali i ri turk për tre muaj në Fieri.

Kryeministri tha se autoritetet duhet të bisedonin me pronarët dhe sa më shpejt të mbylleshin dokumentat për shkak se punimit nisin këtë javë. Toka ku do ndërtohet është kjo, dhe që është në pronësi të 12 familjeve të fshatit daulles. Ata sot nuk ishin të gjithë në një zë, dhe ankesën kryesore e kishin për çmimin.

Pas protestave të tyre kryebashkiaku i fierit i ka takuar sërish banorët

Shqetësimit të tyre i dha përgjigje kryeministri Rama i cili tha se të gjithë do të shpronësohen sipas ligjit.

Kryeministri ndërkohe tha se spitali do jetë publik rajonal dhe pronarëve ju ofrua që të gjithë banorëve të zonës në pjesën tjetër të tokës do ti jepen leje për të ndërtuar njësi shërbimi për të gjithë ata që do vizitojnë këtë spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat