Fenomeni Tire/ Rama flet për sanitaren që zhvati 8 mln lekë: Pyll pa derra s'ka, por më gëzon fakti që...

Shqipëria

Fenomeni Tire/ Rama flet për sanitaren që zhvati 8 mln lekë: Pyll pa derra s'ka, por më gëzon fakti që...

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:00
Edi Rama

Teksa vizitoi Qendrën e re mjekësore në Tiranë, kryeministri Edi Rama foli edhe për rastin e sanitares Tire Hadervishi, e cila mori 8 mln euro nga një person që kishte të ëmën të shtruar me Covid në Infektiv duke u hequr si infermiere.

Rama tha se gazetarët bënë një punë të mirë që nxorrën në pah një llum të papërtypshëm.

Por ai tha se ajo nuk ka qenë lidhur me mjekë për të formuar një zinxhir korrupsioni.

“Cënon imazhin dhe punën e zakonshme të infermierëve. E vetmja gjë që më ngrohu në atë ngjarje ishte puna investigative e gazetarëve që nxorrën në pah një llum të papërtypshëm.

Me gjithë investigimin, nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë e të ishte një zinxhir. Të jetë këmbanë alarmi për njerëzit që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla. Ju e dini dhe vetë që pyll pa derra s’ka.

S’ka sektor që nuk ekzistojnë fundërrina të tilla. Por kjo nuk e zhbën punën e mjekëve në përgjithësi. Se mjekët kanë humbur jetën, e kanë vënë jetën në rrezik në përditshmëri. Se kjo flamë nuk pyet ndonjëherë as për mjete mbrojtëse e asgjë,” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat