Kandidat për deputet i VV-së me 25 prill, Shehu: Lezha mund të jetë qendra e politikës

Shqipëria

Kandidat për deputet i VV-së me 25 prill, Shehu: Lezha mund të jetë qendra e politikës

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:46
Iljaz Shehu

Iljaz Shehu, është kandidat për deputet i Vetëvendosjes në qarkun e Lezhës për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në Ora News, ai thotë se klasa politike aktuale është konsumuar dhe votuesve shqiptarë u duhet diçka e re që sipas tij Vetëvendosje e ka.

Shehu: Vetëvendosja operon në dy drejtime, ka një lloj programi politik të vetin i cili korrespondon dhe është një lloj konsensusi me iniciativën qytetare ku së bashku garojnë në zgjedhje në mënyrë origjinale. Zgjedhësit dhe Vetëvendosja i korrespondojnë njëri-tjetrit me të njëjtën frymë. Politika e disa viteve është konsumuar dhe është vjetëruar, ka nevojë për një risi.

Po cila është risia që sjell VV?

Shehu: Vetëvendosja operon në tre drejtime: Figura është e re, strategjia është e re dhe një ligjërim komplet i ri.

Shehu thotë se Lezha potencialisht mund të jetë qendra e politikës.

Shehu: Qytetari lezhian është ndrydhur në politikën e vet. Politika është territorializuar dhe shpërndarë në periferi.

Protesta me traun nxorën në pah një kuksian që vërtet e rrezikonte qëndrën e pushtetit që është Tirana, njëfarë pushteti që i mbivendosej periferisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat