Rikthehen reshjet e borës në Korçë, zbardhen fshatrat turistikë të Dardhës dhe të Voskopojës

Shqipëria

Rikthehen reshjet e borës në Korçë, zbardhen fshatrat turistikë të Dardhës dhe të Voskopojës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit, më konkretisht në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës janë intensive ndërsa trashësia ka shkuar deri më 6 cm.

Problem mbetet kilometri i 8 deri në kilometrin 14, ndërsa në terren ndodhen 2 borëpastruese.

Nga sektori i qarkullimit rrugor u bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, te cilët do t’i drejtohen fshatrave turistike, të pajisen me gomat e dimrit si dhe me zinxhirë.

Përsa i përket qytetit prej mëngjesit të sotëm ka pasur dhe vijon të ketë reshje shiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat