Shembja e urës në Drashovicë përplas ish-kryebashkiakun demokrat me deputetin socialist

Shqipëria

Shembja e urës në Drashovicë përplas ish-kryebashkiakun demokrat me deputetin socialist

Më: 26 janar 2021 Në ora: 07:58
Drashovicë

Ish-kryetari i bashkisë së Selenicës, Përparim Shametaj, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Vullnet Sinaj për shembjen e urës pranë Ujësjellësit në Drashovicë.

Zoti Sinaj e quajti model të qeverisjes së opozitës, por Shametaj më anë të një postimi në facebook sqaron se këto këmbë betoni janë  pjesë e stacionit të pompimit dhe më pas u modifikua në mënyrë qe të përdorej si urë kalimi per këmbesor të lagjes Paramillo.

Përmos vërshimeve të vrullshme, shembja e urës  sipas Shametaj ka ardhur  për shkak të shfrytëzimit pa kriter që i është bërë shtratit të lumit nga firma ndërtuese e rrugës së Lumit të Vlorës, e denoncuar disa herë nga ana e Bashkisë së mëparshme, si dhe nga mungesa e  vëmendjes që bashkia.

Deklarata e plotë

Deputeti në ikje i qeverisë në largim, e gjeti më në fund dhe difektin e opozitës së tanishme  që drejtoi bashkinë për 4 vjet dhe duke e bër një analizë të hollësishme dolën në konkluzion që kjo opozitë ka këtë model.

Besoj se dihet nga të gjithë ata që më njohin mua që nuk jam njeri që merrem me gjëra të kota  që nuk kan vlerë, aq me pak të denigroj apo të mashtroj për cfarëdolloj interesash. Ky postim që po bëj nuk ka për qëllim për të denigruar askënd, as autorin e statusit të mëparshëm. Me atë nuk jam marr dhe nuk merrem, se e quaj humbje kohe t’i kushtosh vëmendje një personi që aksidentalisht u bë deputet dhe nuk beri asnjë punë edhe nuk la asnje gjurmë në këto 4 vjet , të vetmen punë që ka ber (besoj se e ka bër mirë) ka mashtruar dhe është tallur në mënyre sistematike me banorët e kësaj Bashkie, në forma dhe mënyra të ndryshme, duke shfrytëzuar hallet, fukarallekun, papunësinë e shkaktuar nga keq qeverisja e partisë së tij. Por doja që nëpërmjet këtij statusi të përgënjeshtroj mashtruesit dhe të sqaroj banorët e kësaj bashkie si ështe e vërteta.

E para, ajo nuk është urë, se që në momentin që është ngritur stacioni i ujit të pijshëm në fshatin Drashovicë u ngritën këto këmba betoni për mbajtjen e tubit (magjistralit kryesor) që shërben për dërgimin e ujit në depo, pra, kjo është pjesë e stacionit të pompimit dhe më pas u modifikua në atë mënyrë qe të përdorej si urë kalimi per këmbesor të lagjes Paramillo.

Vlera e këtij objekti te quajtur ure eshte 4.4 milion leke. Kjo që ka ndodhur e para, është dhe nga fatkëkeqesit natyrore, nga shfrytëzimi pa kriter që i është bër shtratit të lumit nga firma ndërtuese e rrugës së Lumit të Vlorës(e denoncuar disa herë nga ana e Bashkisë së mëparshme) si dhe nga mungesa e  vëmendjes që bashkia dhe drejtuesit aktual  tregojnë për veprat apo objektet e ndërtuara, sidomos ujësjellesat që janë objekte të rëndësisë së veçantë. Nga informacionet që kam, aty ka patur që para 1 viti erozion nga ana dhe në afërsi të stacionit të pompimit çka mund të dëmtoj dhe stacionin.

Dhe janë gjëra që ndodhin dhe të pritshme që në momente të veçanta të motit, vërshimet e ujit të lumit Shushicë, janë të frikshme dhe të rrezikshme.

 Por, unë shikoj zellin e këtij deputeti për të akuzuar drejtuesit e mëparshem të kësaj bashkie dhe për të thënë që ja dhe këta bëjnë nga këto pune që bëjme ne. Edhe këtyre u ndodhin gjëra që na ndodhin dhe neve.Po jo zotërinj, edhe kjo që ndodhi u ka ndodhur juve dhe për fajet tuaja.Por jo zotëri, ne me ju skemi asgjë të përbashket.Juve jeni ekzemplar të rrallë në kësilloj punësh. Por besoj se do i keni të fundit këto që po bëni dhe thoni,  se 25 prilli po vjen dhe banorët do ju japin atë çfarë meritoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat