Spiropali: Do humbim mandate në Tiranë vetëm po u zgjua Luli

Shqipëria

Spiropali: Do humbim mandate në Tiranë vetëm po u zgjua Luli

Më: 30 janar 2021 Në ora: 06:59
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur mbrëmjen e sotme për drejtuesit politikë të PS për çdo qark.

Teksa po komentonte nëse socialistët do të humbin apo do fitojnë, Spiropali tha se në Tiranë do të marrin 19 ose 20 mandate, ndërsa theksoi se kjo gjë nuk ndodh vetëm po u zgjua Lulzim Basha papritur.

“Unë dhe Erion Veliaj jemi dy drejtuesit politikë në Tiranë. Nuk jam vetëm, jemi një ekip i madh. Listat nuk kanë dalë ende, unë jam drejtuese politike. Gjithë procesi i shërbimeve në bashku, ndryshimi i mentalitetit në mënyrën si qeverisin Rakip Suli, Erion Veliaj, është krejt ndryshe nga mënyra si janë dominuar këto zona vite më parë.

Po nuk morrëm 19 ose 20 mandate, shënoje, është në video kjo deklaratë. PD mori 11 mandate në Tiranë në 2017. Vetëm nëse papritur Luli zgjohet nga gjumi kthehet në një snajper të vërtetë dhe ndryshon edhe emrin edhe qasjen edhe gjithçka tjetër, mund të rriten për të na mbërritur, jo për të na e kaluar”, u shpreh ai në emisionin “Zonë e Lirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat