A gënjeu qeveria? INSTAT: Vdekjet gjatë 2020-ës, 25,8% më shumë se një vit më parë

Shqipëria

A gënjeu qeveria? INSTAT: Vdekjet gjatë 2020-ës, 25,8% më shumë se një vit më parë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

INSTAT në të dhënat më të fundit të publikuara këtë të premte bën me dije se gjatë pandemisë Cvoid-19 ka një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë në vend.

Sipas raportit në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me një rritje të ndjeshme prej 25.8%. Në total, 5,668 persona më shumë ndërruan jetë në 2020-n, në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli rekord i jetëve të humbura në vend që prej vitit 1990.

Gjithashtu nga shifrat e publikuara nga INSTAT në krahasim me atë të Drejtorisë së Gjendjes Civile vihet re se shifra është rreth 300 persona më e ulët.  

Sipas Drejtorisë së Gjendjes Civile, burimi i parë i të dhënave, vdekjet në 2020-n ishte rreth 28 mijë persona.

Në raport me mesataren pesëvjeçare 2015-2019, rritja e vdekshmërisë është e ngjashme, me rreth 21%. 

INSTAT: Numri i lindjeve, për tremujorin e katërt 2020 është 7.011, duke shënuar një rënie me 11,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019. Gjatë vitit 2020 lindën 28.075 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,7 %, krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve, për tremujorin e katërt 2020 është 9.397, duke shënuar një rritje prej 73,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019.

Gjatë vitit 2020 humbën jetën 27.605 persona, duke shënuar një rritje me 25,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2020 tregon se janë 2.386 vdekje më shumë se sa lindje. Në vitin 2020 shtesa natyrore ishte 470 lindje më shumë se vdekje.

Qeveria dhe kryeministri Edi Rama është akuzuar më parë se ka manipuluar numrin e vdekjeve si pasojë e pandemisë për të fshehur dështimin e saj të plotë.

Akuzat e opozitës dhe medias u hodhën poshtë me kërcënime nga Edi Rama, por shifrat zyrtare të INSTAT vendosin me shpatulla pas murit propagandën e qeverisë.

I ftuar në Tempora, në RTV Ora, ditën e martë, ish-kryeministri Sali Berisha teksa foli për një rritje të vdekshmërisë në vend, akuzoi kryeministrin Edi Rama se bllokon INSTAT të publikojë të dhënat reale.

“Asgjë nuk ka dale dhe nuk ka për të dalë. Gjatë këtyre 6 javëve, të dhënat qeveritare, të cilat janë faktuar, të paktën 5-6 herë më të vogla se realet, tregon se Shqipëria ka patur në 6 javë nga Covid-19 385 vdekje“, tha ndër të tjera Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat