“Dosja Ndrangheta”, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tiranës, priten të reja ditët e fundit

Shqipëria

“Dosja Ndrangheta”, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tiranës, priten të reja ditët e fundit

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:37
Erion Veliaj

Kur plasi ”skandali Ndrageta” nga Italia me përgjimet e Antimafias Italiane, ku dilnin të implikuar edhe zyrtarë të bashkisë së Tiranës për 20 % e lejeve të ndërtimit, Erion Veliaj u shpreh se do të më bëjnë shok edhe me Eskobarin ndonjë ditë. Burimet thonë se Prokurorët e Posacëm Anti Korrupsion po administrojnë shkresa në Bashkinë e Tiranës, për të zbuluar më shumë rreth përgjimeve të grupit mafioz Ndrangehta.

Hapi tjetër i Prokuorisë së Posacme pritet të jetë marrja në pyetje e personave, emrat e të cilëve dalin në përgjimet e prokurorise italian.

Jo vetëm kaq. SPAK po heton Bashkinë e Tiranës për shpërdorim detyre në investime. Bashkia e Tiranës sipas KLSH-së, ka realizim minimal për detyrimet për shërbimin e borxhit ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për nën-huatë e marra për zhvillimin e disa projekteve.

Dosja në SPAK ka shkuar për dijeni edhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë, qo monitoron punën e organeve hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat