Të moshuarit marrin dozën e parë/ Në Elbasan vaksinohen 16 banorët e azilit. Javës tjetër nis vaksinimi sipas moshës

Shqipëria

Të moshuarit marrin dozën e parë/ Në Elbasan vaksinohen 16 banorët e azilit. Javës tjetër nis vaksinimi sipas moshës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:28
Foto

Menjëherë pas përfundimit të vaksinimit të stafeve mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, tashmë ka nisur vaksinimi i moshës së tretë, rezidentë në azilin e të moshuarve në Elbasan.

Janë 16 të moshuar të këtij azili të cilët sot po kryejnë dozën e parë të vaksinës.

Javën e ardhshme do të nisë vaksinimi i pjesës tjetër të popullsisë të përcaktuar sipas  grafikut të grupmoshave . Ndërkohë që nga informacionet e deritanishme  pas vaksinimit të stafit mjekësor nuk ka pasur efekte anësore të dukshme të shkaktuara nga vaksina.

Vaksinimi i stafeve mjekësore ka siguruar jo vetëm mbrojtje por edhe një lehtësim psikologjik të bluzave të bardha të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës kundër Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat