Mbante lokalin hapur pas orës 20:00, gjobë e kripur për pronarin

Shqipëria

Mbante lokalin hapur pas orës 20:00, gjobë e kripur për pronarin

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Pronari i një lokali në Divjakë është gjobitur me 1 milionë lekë nga policia, pasi kishte shkelur masat për parandalimin e përhapjes së COVID.

Policia njofton se D.S.,  në kundërshtim me Aktin Normativ, mbante lokalin hapur duke mos respektuar orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

"Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin D. S. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi.

Fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, cilindo pronar lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat