Eljo Hysko: Çdo kandidat në PS duhet të hyjë në garë për të marrë 10 mijë vota

Shqipëria

Eljo Hysko: Çdo kandidat në PS duhet të hyjë në garë për të marrë 10 mijë vota

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:16
Eljo Hysko

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko thotë se një ndër pikat e forta të kësaj parti është dëgjimi i zërit të të rinjve.

Hysko u shpreh se ekipi i Partisë Socialiste është mobilizuar për zgjedhjet e 25 prillit. 

Ai thotë se çdo kandidat i PS-së për deputet duhet të dalë para qytetarëve me synimin për të marrë votat e nevojshme.

“Gjithsecili në fund të ditës duhet të dijë qëllimin se pse ka hyrë në politikë. Unë dhe ekipi jemi mobilizuar në fushatën elektorale. Unë jam duke lobuar në tërë qarkun e Tiranës, sigurisht edhe në dy zonat që kam shërbyer si deputet dhe kam një votëbesim të tyre. Çdo njeri, i cili brenda çdo force politike merr mundimin të shkojë para qytetarëve duhet ta marrë mundimin të shkojë me votat e tij. Duhen 10 mijë vota. Renditja për mua është thjesht një numër, e rëndësishme për mua është që ne si forcë politike të qeverisim vendin dhe padiskutim që secili prej nesh brenda listës ka ambiciet e tij", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat