Rama dhe Veliaj te Liqeni, një tjetër oaz sportiv, shezlongë dhe një mol i shtohen parkut

Shqipëria

Rama dhe Veliaj te Liqeni, një tjetër oaz sportiv, shezlongë dhe një mol i shtohen parkut

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:44
Rama dhe Veliaj

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vizituan ditën e sotme dy fushat e reja të tenisit, një tjetër oaz sportiv që i shtohet Liqenit të Tiranës, deri dje i zaptuar dhe i mbuluar nga barishtet, ndërsa sot një hapësirë multifunksionale në mes të parkut. Veliaj tha se Liqeni është “çibani” i fundit i çliruar me marrjen e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, i transformuar totalisht në funksion të qytetarëve që çdo ditë e më shumë po e frekuentojnë sot parkun e gjelbër të Tiranës.

“Ngaqë ka qenë e zënë me ferra, shumica e njerëzve as nuk e dinin që ishte gjithë kjo hapësirë. Ky na kishte ngelur tamam si ai çibani i fundit për tu çliruar, e kur mbaj mend që erdhëm këtu ditën e parë, e gjetëm dosa, dhi, keca e cdo gjë në Liqen, e paimagjinueshme,” u shpreh Veliaj.

“Ne e kemi zgjeruar për t’iu përshtatur përmasave të Federatës së Tenisit dhe jemi në fazën përfundimtare. Sot që flasim kemi 600 metër katrorë sipërfaqe që është rehabilituar,” u shpreh Erinda Fino, drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Veç dy fushave të tenisit në Parkun e Liqenit janë vendosur dhe dy tavolina ping-pongu, disa stola në formë shezlongu me pamje nga liqeni, si dhe një mol.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat