Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Shqipëria

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:45
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vijon akuzat ndaj presidentit të vendit Ilir Meta. Rama tha se Meta tashmë është kandidat zyrtar i LSI në Vlorë, shpërndan teneqe, do dekorojë edhe floktoret.

“Lajmi i mirë është që fasha ulet në +65 në pak ditë. Ditën e hënë ulet në +60. Po bëjmë maksimumin të gjithë së bashku. Vaksinimi ka nevojë për distancimin.

Nëse vaksinojmë dhe nuk jemi në numrat kritik të imunizimit, çdo shkelje sjell rritje të infektimeve. Për fat të keq kemi një energji infektuese në dasmat e rrugëve të atyre që e kanë vënë interesin e partisë dhe pushtetit mbi shëndetin e njerëzve. Ne lutemi që kostoja të mos jetë e papërballueshme pasi këto që po ndodhin çdo ditë me turmat e shekullit të kaluar do sjellin rritje të numrit të infektimeve.

Shpresojmë të mos jetë rritje e madhe. Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. Ai bën një fushatë atipike, skutave me subjektet e OFL, I shoqëruar me gjykatës dhe prokurorisë që janë nxjerrë jashtë sistemit. Ka në plan rimarrjen në duar të drejtësisë. Shpërndan dekorata. Lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktore në Vlorë. Në rast se parukieret nuk do dekorohet sot, thuaj nga ana ime të mos mërzitet se dekoratat janë teneqe të shpërndara për arsye që është e kotë t’i diskutojmë. Presidenti premton nxjerrjen nga burgu. Do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’i dhënë dërrmën këtyre forcave”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat