“Trim prapa xhamit”, Basha: Ja pse Rama refuzon debatin me mua

Shqipëria

“Trim prapa xhamit”, Basha: Ja pse Rama refuzon debatin me mua

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:16
Lulzim Basha

Gjatë takimit me profesionistë të lirë në Njësinë nr.7 në Tiranë, kryetari i PD Lulzim Basha u shpreh edhe një herë i gatshëm të përballet në një debat publik me kryeministrin Edi Rama, ndërsa dha sipas tij, edhe arsyet pse kundërshtari i tij politik e refuzon diçka të tillë.

Lulzim Basha: Detyrë e tij, po e them edhe një here, është të bënte transparence para qytetarëve. Gjë që nuk e bën dhe të jepte përgjigje çfarë ka bërë këto vite. Detyra ime është të jem me ju dhe ti përgjigjem çdo pyetjeje e të jap detaje për atë që qeveria e ardhshme do të bëjë për të zgjidhur problemet  e mëdha që kanë pllakosur këtë vend.

Kanë mbetur edhe 13 ditë dhe prapë se prapë ai I fshihet kësaj pyetjeje. Rrethohet me lloj lloj njerëzish, ngre zërin, tonet, arrogancën por nuk e fsheh dot frikën që ka nga përballja me ju apo nga debate me mua. Por besoj se edhe përgjigjen e keni marrë jut ë gjithë. Trim prapa xhamit dhe frikacak për tu përballur tregon qartë që ka zero bilanc, nuk ka asnjë përgjigje dhe me marifetet e truket që mendon se mund të shmangë të pashmangshmen vetëm vërteton atë që tani e di çdo shqiptar. Më 25 prill sëhtë dita e ndryshimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat