Rama nga Gjirokastra: Do t’iu shesë shqiptarëve sapunin për djathë, kërkojnë të rimarrin plaçkën e humbur

Shqipëria

Rama nga Gjirokastra: Do t’iu shesë shqiptarëve sapunin për djathë, kërkojnë të rimarrin plaçkën e humbur

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale, ka mbajtur një fjalim përpara qytetarëve në Gjirokastër.

Rama theksoi se Basha pritet njësoj sii Rrapush Xhaferri dikur, duke i shtruar rrugën me sheqer, për të marrë plaçkën e humbur.

“Ta shikojmë të ardhmen me shumë shpresë. Sot jemi në krah të vendeve të zhvilluara për vaksinimin. Shumë vene rreth nesh nuk futen dot në politikat e vaksinimit. Politika jonë është me njerëzit dhe për njerëzit. Shqiptarëve iu ka dalë përpara figura e Haxhi Qamilit. Haxhi Qamili iu thoshte njerëzve që hajdeni në këtë rrugë se është e shkurtër e ka lule dhe doli më keq. Rrapush Xhaferri thoshte se mos puno, mos u lodh dhe iu ofroi rrugë të shkurtër.

Rrapush Xhaferri kishte mbështetjen e atij që nuk dua t’ja përmend as emrin dhe është aty prapë. Rrapush Xhaferrit i shtronin rrugën me sheqer, edhe me makina e valle. Xhaferri, Sudja, Vehbiu iu thanë se na jep 1 e të japim 2 dhe bënë që shqiptarët të nxjerrin në treg shtëpi, duke marrë 2 e duke dhënë vetëm 1. Ata 2 u kthyen në dy gishta në sy dhe Shqipëria përvëloi e vendi ynë u shkatërrua për shkak të asaj marrëzie. Luli është Rrapushi i ri.  Vetëm forma ndryshon, ai që e bekon është i njëjti njeri. Ata duan të marrin plaçkën e humbur. Le të çohet një mësues a infermiere që e meriton vendin e punës dhe të thotë se i ka ndërhyrë deputeti a ministri”, u shpreh Rama.

Edi Rama vlerësoi se Basha po iu jep njerëzve sapunin për djath, duke shtuar se shqiptarët nuk do të gënjehen nga premtimet boshë të opozitës.

“Luli ka zgjidhje për gjithçka. Luli iu dha njerëzve sapun për djathtë. Më 25 prill, shqiptarët nuk do të hanë sapunin për djath. Basha bën deklarata fyese për një popull të tërë, që nuk e ka borxh, që nuk duhet ta ketë alternativë një parti, që kanë figura të djegura. Biznezi i vogël e kanë taksën zero dhe do ta ketë zero. So0t jemi shumë më të fortë se çdo herë tjetër. Basha gënjen se do japë lekë, ndërsa ne themi punë e punën duhet të zgjedhim”, vlerësoi Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat